Shqipërinë e “mundi” mungesa e qetësisë

0
149

Një ndeshje për t’u harruar por që mund të shërbejë edhe si leksion për të ardhmen. Nëse ka diçka që Shqipëria duhet të kujtojë nga sfida e 12 Nëntorit janë episodet kyçe që vendosën edhe fatin e takimit. Përveç gabimeve të gjyqtarit, i cili ndikoi ndjeshëm në fatin e përballjes, ajo që ra në sy ishte mungesa e përqëndrimit dhe gjaknxehtësia e lojtarëve kuqezi. Në një duel delikat të këtij niveli, të tilla gabime janë vendimtare për një ekip dhe ishte pikërisht Shqipëria që e pësoi. Lojtarët e drejtuar nga Gianni De Biasi dështuan në misionin për të qenë sa më të kthjellët në fushën e blertë, cilësi që nuk u ka munguar gjatë viteve të fundit, madje edhe në përballjen e nxehtë ndaj Serbisë ku u treguan profesionistë të vërtetë. Ndoshta ka ardhur koha për të analizuar me qetësi çfarë nuk funksionoi realisht në mekanizmin e lojës së Kombëtares Shqiptare sepse në rastin e golit të parë, me pak më shumë përqëndrim, Gjimshiti mund ta kishte evituar atë shkëputje të papritur të Zahavit. Dihej, sulmuesi izraelit ishte arma më e fortë e armatës së Levit por mbrojtësi shqiptar nuk arriti ta ndalte në duel shpejtësie dhe më pas bëri atë ndërhyrje që i dha një alibi të fortë gjyqtarit për ta nxjerrë jashtë, shkruan supersport.al

Me shumë mundësi, bomberi izraelit do ta kishte shënuar atë gol por gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Berisha të bënte një mrekulli, prandaj Gjimshiti nuk u tregua i ftohtë në atë moment edhe pse kartoni i kuq është një vendim radikal në të tilla raste. Episodi i dytë që nxorri sërish në pah limitet e orobemeve në aspektin psikologjik është ai i Etrit Berishës. Nëse në “Loro Boriçi” ndaj Spanjës, gardiani shqiptar bëri një gabim sportiv që rastis ta bëjnë edhe emrat më të mëdhenj të futbllit botëror, në “Elbasan Arena” ai i kishte të gjitha mundësitë për të evituar duelin me lojtarin kundërshtar. Tashmë provokimi dhe simuimi në fushën e lojës është bërë një shkollë më vete dhe Izraeli mori maksimumin nga një situatë e tillë. Berisha nuk u tregua gjakftohtë. Në Serie A është një nga emrat më të lakuar, por ndoshta pesha e fanellës së Kombëtares është shumë e rëndë dhe Berisha nuk arriti të kontrollonte situatën. Të tilla episode janë të patolerueshme në sytë e gjyqtarëve dhe lideri i portës kuqezi që dallohet për profesionalizmin e tij, këtë herë ra në rrjetën e kundërshtarëve. Ndoshta nuk ishte Izraeli që triumfoi në “Elbasan Arena” por gjaknxehtësia e një skuadre që këtë sfidë duhej ta interpretonte pa emocione dhe tension. Ndoshta ishte kjo ndeshja kur Shqipëria duhej të shfrytëzonte eksperiencën europiane ku tregoi se edhe një skuadër e vogël di të mos i reflektojë mangësitë në skena të mëdha.

Action Coin