Kamomila nis të kultivohet në Prishtinë (VIDEO)

0
62

Shumë fermerë nëpër fshatrat e Komunës së Prishtinës për herë të parë kanë nisur të kultivojnë kamomilen.

Ky projekt i cili ka gjetur mbështetjen edhe të udhëheqësve komunal ka siguruar tregun ndërkombëtar. E për të përkrahur femerët e tillë, Komuna e Prishtinës ka filluar të realizojë edhe një projekt me organizatën austriake për zhvillim rural ku pritet që bujqve të Prishtinës t’iu ndahen rreth 2.5 milionë euro.

Për më shumë detaje rreth kësaj, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Iliri Pireva për emisionin” Ju flet Prishtina” në Klan Kosova.