21-vjeçares me mëlçi të sëmurë i duhen për shërim 150 mijë euro

0
769

VILDANE UKA:Shuma që po kërkohet për të bijën nuk mund ta sigurojmë.

Të gjithë ata të cilët kanë mundësi t’i ndihmojnë Fatimes nga Mitrovica këtë mund ta bëjnë përmes numrit të xhirollogarisë në foto dhe duke thirrur në numrin personal të familjes së saj që është 049 486 886

Fatime Ukës, nga Mitrovica, për t’u shëruar jashtë vendit i duhen 150 mijë euro. Familja nuk ka mundësi të sigurojë gjithë këtë shumë të parave, kurse deri më tash ia ka dalë të blejë terapinë, falë familjarëve e rrethit. Nëna e Fatimes, Vildane Uka, e cila po përkujdesej për të bijën në spital, nuk u përmbahej lotëve, të cilët i rridhnin pandërprerë për vajzën e saj të sëmurë,raporton Gazeta Kosova Sot

F atime Uka, nga Mitrovica, e lindur në vitin 1995, ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo ka disa ditë që është e shtrirë në repartin e Gastriologjisë në Qendrën Klinike Universitare, për t’u trajtuar nga një sëmundje e mëlçisë. Por, që nga e premtja ajo është informuar nga mjeket se shërimi i saj në QKUK është i pamundshëm, duke i rekomanduar trajtim mjekësor jashtë vendi. Për shërimin e saj në Gjermani asaj i nevojiten 150 mijë euro, shumë kjo e cila është e papërballueshme për familjen Uka nga Mitrovica. Nëna e Fatimes, Vildane Uka, e cila po përkujdesej për të bijën në spital na njoftoi për më shumë hollësira. Ajo fillimisht nuk arrinte t’i përmbahej lotëve të cilët i rridhnin pa ndërprerë për vajzën e saj të sëmurë. Pohoi se gjendja shëndetësore e vajzës po përkeqësohet dita-ditës, dhe se këtu në Kosovë, sëmundja e saj nuk mund të trajtohet. “Vajza është me këtë problem shëndetësor që dy muaj, ndërsa edhe në vitin 2014 ka qenë e sëmurë, por pasi që ka marrë dy shishe me gjak, gjendja e saj shëndetësore i është përmirësuar dhe nuk ka pasur problem deri me tani”, thotë ajo, duke bërë të ditur se tani vajzës duhet t’i bëhet transplantimi i mëlçisë ceroza.

Image

 

E shtrirë në spital, duke marrë gjak me plazma Për më tepër, ajo ka shpjeguar se vajza para dy muajve ka qenë e shtrirë në QKUK, kurse tani për një muaj rresht ka qëndruar në shtëpi por se gjendja e saj nuk është përmirësuar përkundrazi është përkeqësuar edhe më shumë. “Tash së fundi është e shtrirë në spital që një javë po merr infuzione gjak me plazma”, ka bërë të ditur Uka, duke njoftuar se mjekët në QKUK i kanë rekomanduar që sa më parë vajzës të shkojë për trajtim jashtë vendi për shërim. “Të premten i është lëshuar vendimi se Fatimes i nevojitet trajtim jashtë vendi, kurse për ta dërguar jashtë atë kemi kërkuar ndihmë edhe nga Ministria e Shëndetësisë”, pohoi Uka.

Gjithçka blen në spital Për më shumë, zonja në fjalë ka bërë të ditur se është kontaktuar edhe institucioni shëndetësor në Gjermani, ku mund të trajtohet sëmundja e vajzës dhe se është bërë e ditur se shuma totale për transplantim të mëlçisë kushton 150 mijë euro. Ndryshe edhe familja Uka sikurse edhe shumë familje të tjera në Kosovë nuk kanë mundësi t’i përballojnë kësaj shume. “Mezi u kemi dalë përballë shpenzimeve këtu, kurse kjo shumë që po kërkohet është shumë e madhe dhe nuk kemi mundësi si familje t’i sigurojmë”, thotë ajo duke bërë të ditur se gjatë qëndrimit në spital i është dashur t’i blejë të gjitha.”1000 euro i kemi ble veç albumine, kurse të tjerat me shpenzime me të vogla nuk po i përmend”, thotë ajo duke falënderuar për ndihmën që ia kanë bërë familjarët për t’i përballuar shpenzimet në spital dhe për t’i dalë në ndihmë vajzës. Nëna, e cila nuk pushonte se qari për vajzën e saj të sëmurë ka apeluar për ndihmë nga të tjerët. “Sa më parë që sigurohen mjetet, aq më mirë është për vajzën”, thoshte ajo në mes të lotëve. Andaj familja Uka nga Mitrovica apelojnë për ndihmë nga të gjithë ata të cilët kanë mundësi që kësaj vajze të re t’i kthehet buzëqeshja e humbur rinore, t’i kthehet familjes, shoqërisë dhe shkollës. Andaj, për të gjithë ata të cilët kanë mundësi t’i ndihmojnë Fatimes nga Mitrovica këtë mund ta bëjnë përmes numrit të xhirollogarisë në foto dhe duke thirrur në numrin personal të familjes së saj që është 049 486 886

(Kosova Sot)