Komisioneri Hanh dhe Lunacek takojnë liderët kosovarë në një takim të përbashkët (FOTO)

0
64

Liderët politikë dhe institucional të Kosovës janë mbledhur në një takim të përbashkët me komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johanes Hahn.

Lajmi.net merr vesh se në takimin që ka nisur rreth orës 19:30, janë kryeparlamentari, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, kreu i VV-së, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.

Lajmi.net po ashtu merr vesh se temë e këtij takimi të jashtëzakonshëm është ratifikimi i demarkacionit dhe krijimi i kushteve që kosovarët sa më parë të lëvizin lirishëm në BE.

Po ashtu, në takim pritet të flitet edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.lunaaa-650x358

Action Coin