Në Mitrovicë situata nga reshjet e shiut është nën kontroll

0
282
Ndonëse në disa lumenj është shtuar dukshëm sasia e ujit dhe aty-këtu ka pas dalje të ujit nga shtrati, situata nuk është al;arnuese, por janë marra masa të nevojshme për të parapenguar vërshimet eventuale të rrugëve dhe shtëpive.

Kështu, është pastruar  lumi Trepça në disa pjesë në fshatin Rekë,  ku uji kishte dalë nga shtrati i tij. Dalja e ujit nga shtrati ishte shkaktuar nga mbeturinat e grumbulluara, sidomos afër urave dhe shtimi i sasisë së ujit nga përroskat përreth, gjë që kishte bërë që në momente të ketë bllokadë të qarkullimit të automjeteve. Pas pastrimit të lumit, gjendja është normale, transmeton Ditori
Në të njëjtin fshat probleme të ngjashme, që ende nuk janë evituar, janë paraqitur edhe në shtëpitë e Selman Murselit dhe të Labinot Qenaj. Bodrumet e këtyre shtëpive janë të mbushura me ujë nga të reshurat atmosferike.
Situatë më e rëndë është paraqitur në rrugën Bare-Selac, e cila është bërë e pakalueshme, andaj edhe atje domosdoshmërish duhet të intervenohet.

DSC_0010-(1).JPG

IMG_4126.JPG