Bahtiri optimist: Mitrovica bashkohet në janar (VIDEO)

0
254

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri në emisionin Infobox të RTV Dukagjini ka bërë të ditur se data 22 janar do ta gjejë Mitrovicën të bashkuar.

Ai ka thënë se projekti i BE-së për bashkimin e qytetit po shkon sipas programit të paraparë për realizim.

Sa i përket xhamisë, që dikur e kishte kjo pjesë e qytetit, e në të cilën është planifikuar ndërtimi i një tereni tenisi, ai ka thënë se tereni i tenisit nuk do të bëhet ngase aty do të rindërtohet xhamia e dikurshme.

Kryetari Bahtiri ka thënë se në Mitrovicë kanë filluar ndërtimet e 20 fabrikave, të cilat do të përfundojnë brenda një viti, me destinim prodhues, e ku do të punësohen 2700 punëtorë.

Bahtiri në Infobox ka thënë se AKR është fuqizuar dhe se do të jetë fituese me 20 për qind në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. E, sipas tij do të jenë drejtues të Qeverisë në vend. /RTV Dukagjini-Telegrafi/