NISMA: Limaj po përndjeket (VIDEO)

0
429

NISMA për Kosovën e vlerëson si të pabazë ngritjen e aktakuzës për krime Lufte nga ana e Prokurorisë Speciale ndaj kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj.

Deputeti i këtij subjekt, Enver Hoti ka thënë në emisionin ‘Fakt Plus’ se kjo lëndë është trajtuar dy herë nga UNMIK-u dhe njëherë nga Gjykata e Hagës dhe ka rënë si rezultat i mungesës se provave.

Hoti ka thënë se është i pabazë fajësimi i Limajt për mos parandalimin e vrasjeve duke shtuar se për këto vrasje ekziston një komunikate ku Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e kishte marrë përgjegjësinë.

“Kjo është absurde një pretendim i tillë, sepse përderisa Prokuroria nuk ka emra të vrasësve dhe nuk dihen kryesit e veprës si ka mundur Limaj ta parandalojë vrasjen e tyre dhe ekziston në shkresën e lendes qe e ka Limaj se përgjegjësinë e këtyre vrasjeve e nëpërmjet një komunikate e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm”, ka thënë Hoti në ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën.

Ai ka thënë se tash e disa vjet Limaj po përndjekjet, por shprehet i sigurt se edhe kësaj radhe ai do të dalë fitimtar përballë kësaj aktakuze sikur edhe më herët.

Në këtë intervistë, Hoti ka folur edhe për seancën ku u diskutua për vlerat e luftës. Rezoluta e votuar në Kuvend, sipas Hotit, do tu shërbeje organizatorit të kësaj seancë vetëm për të kërkuar vota në odat e Drenicës.

E sa i përket rezolutës për liberalizimin e vizave e cila do t’i dërgohet Brukselit, ai ka thënë se edhe këtu pozita po tenton të bëjë hile, duke shtuar se opozita nuk mund ta nënshkruaj një deklaratë e cila krijon probleme edhe më të mëdha dhe se nuk duan të bëhen pjesë e kësaj loje të ndytë.