Thaçi: Nuk kemi aspirata për ndryshim kufijsh me Shqipërinë

0
43

Pas fjalës së tij, në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, presidenti Hashim Thaçi, është pyetur për raportet me vendet e rajonit, në veçanti me Shqipërinë.

Ai ka thënë se raportet Kosovë-Shqipëri, janë të shkëlqyeshme dhe për këtë duhet të gëzohen të gjithë.

“Nuk kemi aspirata për ndryshim kufijsh me Shqipërinë”, thënë Thaçim raporton Lajmi.net.

Ai ka deklaruar se aspiratat e Kosovës janë euroatlantike dhe për këtë angazhohen të gjitha partitë në vend.

Thaçi ka deklaruar se anëtarësimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi në NATO është i domosdoshëm.