Kosova, s’ka aftësi për vetëmbrojtje (VIDEO)

0
284

Sigurisë së Kosovës ende i nevojitet mbështetja e KFOR-it dhe NATO-s. Kështu u tha sot në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha se KFOR nuk po shkon askund dhe se NATO-ja nuk mund të tërhiqet nëse vendi nuk e ka aftësinë për vetëmbrojtje.

Në vazhdën e fjalimeve për sigurinë në Kosovë por edhe në Ballkanin perëndimor, derisa kishte zëra që Kosova dhe vende tjera të rajonit nuk janë të rrezikuara nga terrorizmi, dhe se janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e këtij kërcënimi global, kryetari i Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik në Hungari, Istvan Gyarmati, ka akuzuar NATO-n se lëviz tepër ngadalë dhe tepër vonë, aty ku ka kërcënimin nga terrorizmi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie deri sa fliste për misionin e KFOR-it në përgjithësi, theksoi që KFOR ka qenë i suksesshëm për punën në Kosovë. Megjithatë, Delawie tha se KFOR ende nuk ka papërfunduar punën në Kosovë, deri sa situata politike dhe siguria në Kosovë të përmirësohen.

Për më shumë ndiqeni kronikën.\Gazeta Tribuna\

Action Coin