AKR: Kastratit dhe disa individëve në PDK po iu pengon fakti se në Mitrovicë ka kalu koha e hajnive dhe bandave

0
505

Dega e AKR-së në Mitrovicë, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të  të kryetarit të degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati i cili dje përmes një konference për media kishte hedhur akuza të shumta ndaj kryetarit aktual Agim Bahtiri:

Ja komunikata e plotë AKR-së:

Dega e AKR-së në Mitrovicë reagon ashpër ndaj akuzave trilluese të kryetarit të degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ata ditëve të fundit kanë filluar një fushatë të bazuar kryekput në shpifje, e cila dje kulmoi edhe me një konferencë për gazetarë ku u thanë dhjetra shpifje.

Ne e kuptojmë pozitën e të gjorit Avni Kastrati, të cilin askush nga njerëzit kyç të degës nuk e përkrah në parti të vet. Kjo shihet se në çdo paraqitje për media ai shoqërohet nga disa servil, të cilët nuk kanë kurrëfarë autoriteti as në partinë e vet, ndërsa i gjithë qyteti dinë për veprimtarinë e tyre.

Por, nëse vazhdojnë kështu me shpifje, atëherë ne iu garantojmë se humbjen do ta kenë të sigurt edhe për 50 vitet e ardhshme dhe partia e tyre në Mitrovicë do të shuhet krejt. Këta qyqar janë në siklet, sepse tash e dinë që ka kaluar koha e ndërrimit të kutive të votimit dhe e fitoreve me grupe të hajnave, të cilët i kanë shantazhuar njerëzit në qendra votimi.

Të arritur e kryetarit Agim Bahtiri janë përmendur dhe përkrahur edhe nga OKB-ja dhe BE-ja, pasi që ai ka arritur ta krijoj një stabilitet të madh në Mitrovicë, duke e bërë njërin ndër qytetet më të qeta në Kosovë. Pra, edhe pse kur ka ardhur Mitrovica ka qenë me gjemba, tanka, korrupsion, kontrabandë, gjuajtje me kallashnikov në mes dite nga grupet kriminale nëpër qytet, tash kjo i takon historisë, ndërsa Mitrovica iu ka kthyer zhvillimit ekonomik.

Shumë qytetarë të komunave tjera ia kanë lakmi qytetarëve të Mitrovicës, sepse është bërë një qytet shembull për të mirë.

Avni Kastratit dhe disa individëve në PDK po iu pengon fakti se në Mitrovicë ka kalu koha e hajnive dhe bandave. Tash Mitrovica ka zot shpije kryetarin Agim Bahtiri, e jo një kryetar kukull siç ka qenë Avni Kastrati, të cilin askush në komunë nuk e ka vet për asgjë, madje ai përveç grupeve të korrupsionit është drejtuar edhe nga njerëz të komunave tjera.

Sikur PDK-ja të mos t’i kishte kapur organet e gjyqësisë, atëherë klika kriminale e Avni Kastratit dhe njerëzve përreth tij tash do të ishin në burg për shkak të krimit, korrupsionit  dhe shkatërrimit që ia kanë bërë komunës së Mitrovicës. Shembull tipik është rasti ky Avni Kastrati i jep tokë komunale drejtorit të njërës drejtori të tij për ndërtimin e shtëpisë në mes të qytetit të Mitrovicës.

Puna e madhe që ka bërë kryetari Agim Bahtiri në Mitrovicë, ka reflektuar tek secili qytetar, të cilët nuk do ta lejojnë të shkoj nga Mitrovica, por do të udhëheq me Mitrovicën edhe për shumë vite të tjera.