SKANDAL: Ministri Jevtiq, me paratë e Kosovës, kundër shtetit Kosovës!

0
54

Tre ministra serb që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, sot gjatë ditës ishin të pranishëm në një konferencë në Bruksel, ku u diskutua kundër Ligjit për “Trepçën” dhe Ligjit për Investimet Strategjike, që para disa ditësh umiratuan nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Branimir Stojanoviq, Ljubomir Mariq, dhe Dalibor Jevtiq, janë ata që e ndoqen konferencën në fjalë.

Madje njëri nga ta, më saktësisht ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiç, u bë pjesë e kësaj konference duke i shfrytëzuar paratë e Qeverisë së Kosovës dhe për të lobuar kundër Ligjit për Trepçën dhe atë për Investime Strategjike.

Kështu i tha një burim i “Gazeta Blic” brenda Qeverisë.

“Dalibor Jevtiq, ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ka shkuar në Bruksel me para të ministrisë të cilën e drejton”, tha ky burim.

Një gjë të tillë “Gazeta Blic” nuk ka arritur ende që ta konfirmoj zyrtarisht.

Në anën tjetër, merret vesh se zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, e ka njoftuar paraprakisht kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

Konferenca u mbajt në ndërtesën e misionit të Republikës së Serbisë në Bruksel, ku morën pjesë përfaqësues të 28 vendeve anëtare si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe në të cilën, ndër të tjera, foli edhe i ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe shefja  e ekipit negociator me BE-në, Tanja Mishqeviç, ku ndër të tjera u tha se Trepça nuk do t’i jepet Kosovës.

Ndryshe, Lista Serbe para disa ditësh e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Trepçën, duke konsideruar se përmes këtij ligji po dëmtohen interesat e serbëve në Kosovë.

Në anën tjetër delegacionet nga Beogradi dhe Prishtina në Bruksel, po i  vazhdojnë bisedimet e tyre mbi njohjen reciproke të diplomave. / Gazeta Blic /

Action Coin