Erdogan: Nuk do të lejojmë praninë e asnjë organizate terroriste në Turqi

0
48

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në takimin e 28-të me drejtues lokal në rezidencën presidenciale ka deklaruar se “fatkeqësisht nuk kemi mundur të ruajmë betimin kombëtar në kufijtë perëndimor edhe në ato jugor”.

“Për nga kushtet e periudhës mund të ketë nga ata që e vërejnë, përpiqen ta tregojnë të justifikueshëm këtë situatë.

Kjo qasje është e mundur që deri diku të vërehet si e tillë. Por fatkeqësia e vërtetë është qasja e të bllokuarit plotësisht brenda një guacke duke pranuar plotësisht këtë situatë të shkaktuar nga vështirësitë.

Ja pikërisht ne këtë qasje kundërshtojmë.

Qëllimi i atyre që kanë bllokuar Turqinë në një cikël shterp që nga 1923 është që të na bëjnë ne të harrojmë praninë tonë njëmijë vjeçare në pozitën tonë gjeografike, të shkuarën tonë të selxhukëve dhe osmanëve”, raporton Anadolu Agency, përcjellë Klan Kosova.

“Nuk do të lejojmë praninë e asnjë terroristi në këto troje”, ka thënë ndër të tjera Erdogan.