Qytetarët mbështesin lirimin e Thaçit (VIDEO)

0
70

Kosova si shtet nuk mund të bëj asgjë për lirimin e drejtorit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, pasi që sipas qytetarëve prokuroria nuk ka ngritur asnjë aktakuzë të vetme ndaj kriminelëve, të cilët kanë kryer krime 17 vite më parë në Kosovë.

Sipas qytetarëve të intervistar nga TribunaChannel, jo vetëm prokuroria, por as institucionet e tjera sipas tyre nuk kanë bërë asgjë lidhur me këtë çështje dhe as tani për lirim e Nehat Thaçit.

Ata mendojnë gjithashtu se është mjaft e vështirë nga institucionet e vendit të mundohen të bëjnë diçka lidhur me lirimin e Thaçit. Sipas tyre është e nevojshme që të pezullohet dialogu me Serbinë, në Bruksel.