Mediat ndërkombëtare i kushtojnë pak vëmendje vizitës së Ramës në Serbi

0
180

Jehona e vizitës së  Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Serbi, nuk arriti të kalojë detin Adriatik në njërën anë dhe as Sarajevën në anën tjetër.

Përveç medieve shqiptare dhe serbe, askush nuk u mor me vizitën e Ramës i cili për dy vjet, tre herë viziton Beogradin, raporton lajmi.net

Nëse për vizitën e parë interesimi i politikës, medieve dhe opinionit ishte shumë i madh, këtë herë e gjithë vizita e tij nuk mundi të prodhojë as lajm.

Madje as deklaratat e tij të përsëritura për Kosovën ku sërish kërkoi që Serbia ta njohë pavarësinë e saj apo ajo për Trepçën, nuk patën jehonën që ndoshta ai ka menduar se do ta kenë, raporton lajmi.net.

Asnjë media e fuqishme ndërkombëtare nuk u mor me këtë vizitë dhe me deklaratat që shpesh nuk dihet nëse janë zyrtare apo thjeshtë shaka.

Ndërkohë, në vizitat e mëparshme e sidomos në atë të parën, interesimi për ato që thoshte Rama në Beograd dhe vetë vizita ishte ndjekur thuajse nga të gjitha mediat më të rëndësishme të globit.