Visar Ymeri i kërkon Edi Ramës të mos shkojë nesër në Serbi!

0
239

Shënimi i plotë i Ymerit në facebook:

Kryeministri i Shqiperisë, Z.Edi Rama, pritet që nesër të marrë pjesë në një panel me kryeministrin e Serbisë Vuçiq me temën: “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”.

bëj thirrje Z.Rama që të mos shkojë në Beograd dhe të mos marrë pjesë në këtë panel në Beograd, jo vetëm për shkak të arrestimit para dy javësh të Drejtorit të Policisë së Kosovës Z.Nehat Thaçi, dhe jo vetëm për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës e moskërkimit të faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Serbia e Vuçiqit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjen që prej përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiqin që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd.

 

Action Coin