“Me Spanjën duhet t’i kalojmë limitet tona”

0
87

Pasi qëndroi pushim ndaj Lihtenshtejnit, Ansi Agolli, kthehet në formacionin titullar të kombëtares shqiptare dhe menjëherë flet si kapiten.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Spanjën, mbrojtësi i majtë i bëri thirrje skuadrës, që për ta përballuar me sukses “La Roja”-n, duhet të kalojë limitet e saj.

“Kjo është e para prova e fortë për ne. Ne kemi respekt për Spanjën, por jo frikë. Asnjë ekip nuk futet në fushë për të humbur. Ne do të japim maksimumin, pavarësisht si përfundon ndeshja. Nuk besoj se ndonjë lojtar që nuk ka dëshirë të luajë në ndeshje të tilla”, ka thënë ai, njofton Supersport.

“Jemi gati për ta përballuar me sukses këtë sfidë, edhe pse do të na duhet të kapërcejmë limitet tona për të arritur atë që duam. Përballë kundërshtarëve të tillë nuk ka nevojë për motivim”.

I pyetur për atë që mund të bëjnë kuqezinjtë në fushë përballë Spanjës, kapiteni i kombëtares tha se iberikët janë një skuadër që u imponojnë kundërshtarëve lojën e tyre, por bëjnë mirë që nuk e nënvlerësojnë Shqipërinë.

“E kam thënë edhe herë të tjera që sot nuk ka më skuadra të vogla. Spanja bën mirë që mendon të njëjtën gjë, edhe pse është një skuadër mjaft cilësore, me lojtarë në gjendje të bëjnë diferencën dhe që u imponon kundërshtarëve lojën e saj, madje edhe skuadrave më të forta se Shqipëria”.

“Si ndeshjet me Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin, ashtu edhe kjo me Spanjën vlen tri pikë, por ndryshimi midis këtyre ekipeve është shumë i madh”.

ansi-agolli-konference

Action Coin