Lista Serbe braktisë Kuvendin: “S’e njohim Ligjin për Trepçën”

0
60

Deputetët e Listës Serbe kanë vendosur që të braktisin punën në Kuvendin e Kosovës, pasi që i njëjti miratoi Ligjin për Trepçën, njofton Klan Kosova.

Sipas Listës serbe, serbët në Kosovë përballen me situatën më të vështirë dhe potencialisht më të rrezikshme në dekadën e fundit dhe nga vendimet që janë sjellë këtyre ditëve do të varet, jo vetëm fati i përfaqësuesve politikë të Listës Serbe, por edhe fati i popullit serb në atë krahinë.

“Në emër të interesave të popullit serb dhe të demokracisë, të lodhur me dhunën politike dhe juridike të Kuvendit të Kosovës dhe publikut, ne themi se nuk njohim asnjë vendim në lidhje me Trepçën”, e cila u miratua pa u konsultuar me përfaqësuesit politikë të serbëve”, kanë thënë deputetët e Listës Serbe”.

Deputetët e Listës Serbe, pas takimit të mbajtur sot, thonë se kanë arritur në përfundimin se vendimi për Trepçën, të cilin ata e quajnë ilegal, u mor duke ditur se po shkelen interesat e popullit serbë në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre politikë.

Ata vunë në dukje gjithashtu se refuzojnë të jetë, sipas mendimit të tyre, “viktima me paramendim tw aparteidit në Kosovë”.

“Populli serb, të cilët deri më tani kanë shprehur synimin e sinqertë, që nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në institucionet e Prishtinës, në partneritet me shqiptarët, të nxisin gjendjen sociale dhe ekonomike në Kosovë, nuk kanë më iluzione për natyrën diktatoriale dhe shoviniste të sistemit politik”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Action Coin