Ukrainë – Kosovë, paralajmërohet rrezik i madh i tifozerive (FOTO)

0
194

Edhe pse nuk do të lejohen më shumë se 999 tifozë në stadium, Grupi kundër diskriminimit “FARE Network”, ka bërë të ditur se ndeshja Ukrainë – Kosovë, mund të sjellë rrezik të madh.

Një grup i tifozëve nga Ukraina fuqishëm kundërshtojnë Pavarësinë e Kosovës, dhe pikërisht ata pritet të shkaktojnë incidente në Krakovia të Polonisë, aty ku të dielën luhet Ukrainë – Kosovë.

“FIFA ka thënë se numri i tifozëve është i kufizuar, por ende nuk e dimë se sa do t’i përbahen një gjëje të tillë. Brenda dhe jashtë stadiumit, ndeshja paraqitet si rrezik i madh”, ka thënë drejtori ekzekutiv i FARE-s, Piara Powar për “Asocciated Press”, raporton Gazeta Olle.

Zëdhënësi i Policisë së Krakovias, Dariusz Lach, ka deklaruar se nuk do të ketë forca shtesë të sigurisë do të jenë të pranishme në lojë. “Kjo nuk do të jetë një ngjarje massive. Prandaj, ne nuk kemi parashikuar ndonjë problem gjatë ndeshjes, dhe nuk do të bëjmë forca speciale”, tha Lach.

Ukrainë – Kosovë luhet të dielën nga ora 18:00. /Olle

tifoozattt

Action Coin