Kryetari Bahtiri uron minatorët dhe Mitrovicën pas miratimit të Ligjit për Trepçën

0
80

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  ka uruar minatorët, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën pas miratimit të Ligjit për Trepçën, duke thënë se ky ligj do të ndikoj në rimëkëmbjen e Trepçës dhe shndërrimin e saj në ndërmarrje moderne.

“Ky ligj presim që do të ndikoj në zhvillimin e Trepçës, në mënyrë që ky gjigant i Kosovës të rimëkëmbet.

Sigurisht se pas miratimit të ligjit, do të ketë edhe investitorë të interesuar për Trepçën, duke e shndërruar në një ndërmarrje moderne.

Tash e tutje më lënda e parë e Trepçës nuk do të shitet si koncentrat, por do të prodhohet produkte të reja sikur në kohërat e arta të Trepçës, gjë që do të ndikoj në zhvillimin e Kosovës në përgjithësi, por edhe të Mitrovicës në veçanti”, ka shkruar kryetari Bahtiri në Facebook, transmeton Veriu.info.

Action Coin