Blazevic selektor i Përfaqësueses së Kosovës?

0
314

Zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, ka propozuar që Çiro Blazevic të jetë selektor i ekipit Përfaqësues.

Ai beson se ish legjenda e FC Prishtinës mund të jetë zgjidhje e mirë për pasardhës i Albert Bunjakit, të cilin e konsideron si trajner me perspektivë.

“Shikoni, ju keni një trajner shumë cilësor, e neve na mungon një i tillë. Bunjaki është premtues, por ne gabuam me formacionin qysh në fillim të ndeshjes. Dua ta sjellim Çiro Bllazheviqin. E kujtoj shumë mirë kur ishte trajner i Prishtinës. Ashtu siç edhe është Çiro, mësues i mirë, autoritar, ashtu edhe ka punuar, nuk ka lënë anash asnjë detaj”, tha ai për portalin kroat “Jutarnji List”, përcjell “Zëri.info”.

“Na nevojitet një përzgjedhës i tillë, na nevojitet Çira. Veçse kam biseduar për këtë çështje me Fadil Vokrrin, dhe do të bisedojmë sërish. Unë mendoj se nga pranvera e vitit të ardhshëm, Çiro do të mund të ishte përzgjedhës i Kosovës”, theksoi ai.

Action Coin