Alcantara e sheh konkurrent edhe Shqipërinë, jo vetëm kombëtaret e mëdha

0
36

Thiago Alcantara ka folur në konferencën për shtyp para takimit të nesërm ndaj Shqipërisë.

Mesfushori i Bayern Munich është paraqitur në konferencë së bashku me trajnerin e tij, ku e ka cilësuar edhe Shqipërinë si konkurrent të fortë, pasi sipas tij nuk ka më kombëtare të vogla.

“Kuptohet se në ditët e sotme nuk janë vetëm ekipet e mëdha konkurrentet kryesor”, ka thënë fillimisht Alcantara në konferencën për shtyp.

“Edhe ekipe tjera si Shqipëria dhe të tjera që kanë përmirësuar futbollin janë konkurrent”, ka thënë Alcantara.

Ndryshe, ndeshja në mes dy kombëtareve do të zhvillohet të dielën në ‘Loro Boriçi’ duke filluar nga ora 20:45. /Telegrafi/