Doellman e nis në mënyrën më të mirë edicionin e ri me Barcelonën

0
73
Reprezentuesi i Kosovës, Justin Doellman e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri me ekipin e tij

Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, Justin Doellman të dielën ka kontribuar me 11 pikë për 20 minuta të kaluara në parket në fitoren e Barcelonës ndaj Manresas në kuadër të xhiros së parë të elitës së basketbollit në Spanjë. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 56:50 në të mirë të katalunasve.

Në fakt Doellman, Ante Tomiç (13 pikë) dhe Brad Oleson (10 pikë) ishin më të merituarit për këtë triumf të Barçës në ndeshje shumë të vështirë, e cila edhe efikasitetin e kishte nën nivelin e pritur. /Sportali.net