Policia sqaron rreth rastit në Dardani: Jemi të angazhuar sipas detyrimeve ligjore

0
64

Policia e Kosovës të hënën ka sqaruar lidhur me asistencën ligjore ofruar organeve kompetente të drejtësisë në rastin e largimit të familjeve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania”.

Policia bëri të ditur se bazuar në shkresën zyrtare dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, me ç’rast është kërkuar asistencë në lagjen Dardania në Prishtinë, janë ndërmarrë veprime ligjore për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e vendimit sipas kërkesës dhe procedurave ligjore.

“Policia e Kosovës sqaron edhe njëherë opinionin dhe mediat se në këtë çështje jemi të angazhuar sipas detyrimeve ligjore që ka Policia e Kosovës në zbatimin e vendimeve të Gjykatave kompetente në vend, dhe se qëllimi i veprimeve policore në këtë rast është për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë procedurës në zbatimin e vendimeve ligjore, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Action Coin