Kundërshtimet për kishën, në nivel fjalësh (VIDEO)

0
660

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ani pse kishte reaguar shumë herë kundër Kishës ortodokse serbe brenda kampusit universitar në Prishtinë, nuk posedon ndonjë dokument të arkivuar për këtë gjë.

Shala thotë se me këtë kishë, që ai e quan politike, serbët kanë dashur të bëjnë serbizimin e kësaj hapësire.

Kundër ndërtimit të kësaj kishe, qysh në vitet e ’90 kishin dalë studentë e profesorë të shumtë.

Reagime për mos funksionalizimin e saj ka pasur edhe këto ditë nga studentë edhe nga vetë Rektorati i Prishtinës. Mirëpo, Shala, këtë reagim të rektoratit e ka quajtur të vonshëm dhe të butë. /Gazeta Tribuna/