Banorët e Gjylekarit, po duan një emër tjetër për fshatin e tyre (VIDEO)

0
116

Në tabelë lajmërohet hyrja për në fshatin Skifteraj.

Edhe një tabelë tjetër tregon drejtimin tek vendbanimi i njëjtë por me emër tjetër, njofton Klan Kosova.

Në fakt emri zyrtar i fshatit është Gjylekarë, por që konsiderohet si i papërshtatshëm për banorët për shkak të pjesë së dytë të emrit.

Kjo është edhe arsyeja pse janë dy tabela me emra të ndryshëm që tregojnë të njëjtin fshat.

Banorët e këtij vendi prej luftës e këndej e kanë shprehur dëshirën t’ia ndryshojnë emrin fshatit, që përveç në hyrje e në dalje nuk figuron askund tjetër.

Dëshirën për ta emëruar fshatin me “Skifteraj” këta banorë e lidhin me historinë e vendit e të emrit paraprak.

E emra që konsiderohen si të papërshtatshëm kanë edhe disa fshatra tjera në Kosovë.

Megjithëse thonë se nuk e kanë kompleks emrin e fshatit, banorët insistojnë që ta ndryshojnë atë edhe zyrtarisht.

Kronikë nga gazetari Halil Berisha.