Edmond Azemi tregon si shpëtoi nga plumbat

0
73
Edmond Azemi ka qenë me fat ditën e djeshme duke shpëtuar nga një shkëmbim me armë zjarri në Prishtinë.

A ishte me familjen e tij kur njëri nga plumbat goditi veturën me të cilin po qarkullonin.

Edmond Azemi ka treguar se asnjë nga familjarët nuk është lënduar.

“Nuk kemi pësuar ndonjë lëndim përveç makinës e cila është goditur nga një plumb, por e rëndësishme që ne jemi mirë. Pas kësaj kam dhënë një deklaratë në Polici dhe gjithçka është sqaruar” u shpreh Edo për Zërin.

Edmond Azemi theksoi se do të luajë kundër Bullgarisë, duke mos fshehur dëshirën për fitore.

“Pavarësisht kësaj që ka ndodhur, të premten jam i gatshëm të luaj me Kosovën për t’i ndihmuar, për këtë ndeshje. Do të jetë një takim i vështirë pasi dihet që Bullgaria ka një skuadër shumë të mirë, por ne do të japim maksimumin që në këtë ndeshje të dalim fitues”, përfundoi Azemi. /Sportali.net