Shaip Muja i kundërpërgjigjet Millo Gjukanoviqit, për demarkacionin!

0
70

Ndaj deklaratës së kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq se Demarkacioni i kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është “çështje e brendshme e Kosovës”, ka reaguar deputeti i PDK-së, Shaip Muja.

Muja thotë për Gazetën Blic se demarkacioni nuk është çështje vetëm e Kosovës, por është çështje ndërshtetërore dhe dyshimet që janë vënë në pikëpyetje, janë bërë nga dy palët.

Muja, i cili është ndër deputetët që po e kundërshton versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi, i ka sugjeruar “Gjukanoviqit t’i konsultojë juristët e vetë për Kushtetutën e vitit 1946 të Malit të Zi dhe delimitimin e vitit 1946,  dhe do ta shoh që nuk është vetëm problem i Kosovës”.

“Por nëse mendon ai t’i vlerësoj kritikët siç i vlerëson Isa Mustafa, atëherë duhet ta dijë se ky demarkacion është bërë gabim dhe këtu ka gisht edhe komisioni shtetëror i Malit te Zi. Ai dhe të gjithë duhet ta dinë se pa iu nënshtruar një revizioni dhe sqarimin në detaje, nuk do të miratohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin”, ka thënë Muja për Gazetën Blic.

Muja i ka bërë thirrje Gjukanoviqit që pikën 11 dhe 12 të marrëveshjes ta lexojë drejtë dhe të kontribuon edhe ai në këtë drejtim, sepse ka shtuar ai, interesi është i dyanshëm, për fqinjësi të mirë, për paqe në regjion dhe për interesin e përbashkët për t’u integruar në institucionet euroatlantike.

Ndryshe, kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar dje se Demarkacioni i kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është “çështje e brendshme e Kosovës”.

“Problemi është i i brendshëm dhe i përket politikës së brendshme të Kosovës”, ka thënë ai gjatë qëndrimit të Ulqin.

Sipas tij, Mali i Zi, sa i përket Marrëveshjes për demarkacion, i ka bërë të gjitha veprimet e duhura dhe nuk ka kurrfarë mospajtimi me autoritetet në Kosovë lidhur me vijën kufitare.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës e ka tërhequr nga debati në Kuvendin e Kosovës këtë marrëveshje, e cila kundërshtohet fuqishëm nga opozita në Kosovë./ Gazeta Blic

Action Coin