Filloi viti i ri shkollor në Mitrovicë

0
159

Në të gjitha institucionet e arsimit fillorë dhe të mesëm të Komunës së Mitrovicës, me përjashtim të shkollës së mesme të mjekësisë, ka filluar mbarë viti i ri shkollor.

Kryetari i Komunës Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi, dhe drejtori i Arsimit, Pajazit Hajzeri, kanë vizituar objektin e ri të shkollës së mesme të mjekësisë “Xheladin Deda”, ku ka shpreh indinjatën e tij për shkak të mos përfundimit të punimeve në objektin që ka filluar të ndërtohet që nga viti 2009, me mjete të Ministrisë së Arsimit.

Kryetari Bahtiri i është drejtuar drejtorit, mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle, se është shumë i shqetësuar që ju sot nuk po mund të filloni mësimin e rregullt, ashtu sikur shkollat tjera të komunës sonë.

“Është  vërtetë e papërgjegjshme që ky objekt të zgjasë kaq shumë së ndërtuari. Unë kam biseduar disa herë me përfaqësues të Ministrisë për të përshpejtuar punët me qëllim që nxënësit e shkollës të fillojnë vitin shkollor në objektin e ri dhe të punojnë në kushte normale, pas shumë vjetësh. Ju premtoi që do të bisedoi sërish me përfaqësues të Ministrisë dhe të kompanisë e cila është përgjegjëse për kryerjen e punëve, për të mësuar rreth një datë të saktë, se kur do të mund të filloi mësimi”, shtoi Bahtiri.

Ai në vazhdim tha se  pret që mësimi të filloi sa më parë, ndërsa që do të kompensohen të gjitha ditët e humbura. Mirëpo, nëse kjo nuk do të ndodh atëherë do të jemi të detyruar që nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkollë do të punojnë në objektin e shkollës ku kanë punuar deri me tani.

Në fund kryetari Bahtiri, te gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju ka uruar suksese dhe vit të mbarë shkollor./Ditori/