Kosova drejt anëtarësimit në OBT

0
141

Kosova është në fazën e finalizimit të dokumentacionit për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo gjë do të ndodhë gjatë këtij viti.

Kjo për shkak se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është ende duke përgatitur dokumentacionin “Memorandumin mbi regjimin e tregtisë së jashtme” sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Sipas, MTI-së nuk ka vonesa në procesin e aplikimit pasi që aplikimi po parapërgatitet me një lobim cilësor, i cili do të sigurojë mbështetje të gjerë nga vendet anëtare të OBT-së, raporton Tribuna Channel.