Juventusi kërkon Brozovicin

0
80

Juventusi është duke menduar një ofertë për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Corriere dello Sport shkruan se lojtari është në listën e dëshirave të Massimiliano Allegrit që një kohë të gjatë.

Juve tashmë ka biseduar me agjentët e Brozovic, teksa Interi do të kërkojë së paku 30 milionë euro për të.

Juve do të rrisë fondin e të hollave me shitjen e Simone Zazas te Wolfsburgu për 25 milionë euro.

Natyrisht, Interi do të mundohet që të mos realizojë këtë transferim.