Ja kur do të arrijë në Kosovë Majlinda Kelmendi

0
203
Krenaria e gjithë shqiptarëve xhudistja Majlinda Kelmendi arrinë nesër në Kosovë.

Ministria e Sportit ka përgaditur një autobus i cili do parakalojë në sheshin e Prishtinës bashkë me gjithë ekipin e xhudos së Kosovës.

Xhudistja 25 vjeçare Majlinda Kelmendi menjëherë pas kësaj ceremonie do të udhëtoj për në Pejë ku edhe atje kanë rezervuar pritje të veçantë për kampionën.

Kujtojmë që Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në sportin e xhudos në Lojrat Olimpike Rio 2016. /Sportali.net