Përgjaken sërish rrugët shqiptare, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur

0
164

Tre persona kanë gjetur vdekjen nga një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në fshatin Trebisht, në Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake të shpërndara nga Policia, një mjet tip Opel Astra me targa AA 791 HY, me të cilin udhëtonin katër persona, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë, tre prej personave që udhëtonin në të kanë humbur jetë. Ata janë shtetasit me inicialet A.K. 21 vjeç, E.B. 32 vjeçe dhe M.N. 55 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi G.S., 27 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

/ Top Channel