Derek Fisher të bëjë një rikthim senzacional në NBA

0
91
Puna e trajnerit nuk i eci mirë Derek Fisherit dhe së fundmi ai është duke konsideruar një rikthim potencial në NBA, raporton ESPN

Fisher, 41 vjeçar, kishte luajtur për 18 sezone në NBA te ekipet si Lakers, Warriors, Jazz, Mavericks dhe Thunder. Ai u pensionua në vitin 2014 dhe menjëherë nënshkroi kontratë shumë-vjeçare si trajner i Knicks para se të shkarkohej sezonin që do të pasonte.

5 herë kampioni i NBA postoi një video impresive në facebook duke u stërvitur të martën me mbishkrimin “nuk kam mbaruar akoma”.

Raportohet se ai është duke i konsideruar opsionet e tij për të bërë një rikthim senzacional në fushën e parketit përsëri. /Sportali.net