Qendra Emergjente: Asnjë i lënduar me armë zjarri në “Beerfest”

0
387

Dy persona kanë pasur plagë shpuese si pasojë e rënjes në xhama gjatë ikjes shkruan në raportin e Qendrës Emergjente, transmeton gazetablic.com

51 persona kanë mbetur të lënduar ku dy prej tyre kanë plagë shpuese, në këtë raport gjithashtu thuhet se të lënduarit janë trajtuar dhe janë lëshuar për në shtëpitë e tyre.

Vlen të theksohet se numëri më i madh i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë janë nga diaspora.

Ky është raporti i plotë i Qendrës Emergjente:

“Dy persona kane pasur plagë shpuese si pasojë e rënies në xhama gjatë ikjes. Nuk ka pasur asnjë person të hospitalizuar, pra janë trajtuar dhe janë lëshuar në shtëpi. Shumica e personave të trajtuar kanë qenë me lëndime si ndrydhje, panik atak, stres, tension. Në Klinikën Emergjente kane kerkuar ndihme 51 pacient, prej tyre 2 kanë qenë me plagë prerëse një në regjinën femoral dhe një në regjinën antebral, 1 me frakturë klavikulës dhe 1 me luxacion h/s, te tjerët kanë prezantuar me lëndime si gërvishje, excoratione, contusione dhe reactione nga frika, te gjithë pacientet janë trajtuar ne Q.E. dhe pastaj janë lëshuar në shtëpi, kanë dominuar pacient nga diaspora. Nga Spitali i Gjakovës në ora 4 të mëngjesit është dërguar me autoambulancë një i lënduar me arme zjarri por sipas të dhënave ai nuk ka lidhje me rastin e Beerfes”.