Gomez largohet nga Besiktas për shkak të puçit ushtarak (FOTO)

0
118

Mario Gomez e ka konfirmuar se po largohet nga Besiktas për arsye politike

Sulmuesi gjerman, Mario Gomez kishte shkëlqyer edicionin e fundit me Besiktasin, ku arriti të fitonte edhe titullin e kampionit.

Por, ai këtë edicion do të largohet nga aty, jo për ndonjë arsye sportive, por për arsye politike.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se, arsye e vetme e largimit janë rastet e fundit që kanë ndodhur në Turqi e që shpreson shumë se do të tejkalohen.

“Nuk ka arsye sportive që po më shtynë të largohen, por vetëm politike. Është vendim i ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur në ditët e fundit, shpresoj se mund të më kuptoni”, ka shkruar Gomes.

Ai tha se shpreson se këto probleme të tejkalohen shpejtë dhe kështu ai do të mund sërish që një ditë të luante për këtë skuadër. /Express/insert1