Gëzim Kelmendi – Dardan Gashit: Po të mos ishte Turqia do të quheshe Millorad

0
154

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk mund të quhet diktator presidenti turk pasi është në pushtet me votën direkte të popullit turk.

“Erdogani është katër herë i zgjedhur i popullit. Diktatori është ai që vjen e nuk largohet kurrë”, tha ai.

Ai ka repikuar me analistin Dardan Gashi, pas thirrjes së këtij të fundit që Kelmendi bashkë me të tjerë të shkojnë në Turqi dhe Arabi, ndërsa më tutje ka theksuar se është e papranueshme etiketa e fashizmit për Erdogan dhe përkrahësit e tij, njofton Klan Kosova.

“Ti (Dardan Gashi) po bën fyerje naciste kur po thua shkoni në Turqi. Shyqyr që s’je ministër këtë mandat. Mos manipulo asnjëherë me termin lëvizje fashiste. Kjo le të jetë hera e fundit”.

Kelmendi është ndalur edhe tek cështjet historike duke kërkuar që të trajtohen njëjtë në librat e historisë ato që njihen si pushtime turke dhe serbe.

“Ti vepron, pastaj në Bashkësi Islame shkon kërkon falje. Ti ke ardhë në ministri si prej qiellit. Çfarë shkolle ke kry ti, sjelli dokumentat, çfare ke kry t’i e çfarë unë. Ti nëse nuk je me Erdoganin, atëherë je me puçistët”, tha Kelmendi.

“Kërkund nuk shkruan në tekste që është pushtues serb, vetëm pushtues, e kur vjen Turqia shkruan pushtues turk. Po të mos ishte Turqia do të quheshe Millorad”, i tha ai Gashit.

Sipas tij në Kosovë ka një klimë jo të mirë dhe mjedis tjetet të rrezikshëm islamofobie që pastaj reflektohet edhe në qëndrime dhe veprime për cështje të ndryshme, njofton Klan Kosova.

“Në Kosovë e kemi një ambient të rrezikshëm të islamofobisë. Është turp për Qeverinë e Kosovës që ka pas njerëz si ti. Lloji si ky ka një urrejtje të hatashme për islamin. Këta kanë dalur kundër popullit që u shkel me tanke, për ta përkrahur terrorizmin”, tha Kelmendi.