Ende nuk dihet nëse ka kosovarë në mesin e viktimave në Nicë

0
69

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani akoma nuk kanë ndonjë informacion nëse shpërthimi ka prekur shtetasit kosovarë në Francë.

Në një përgjigje elektronike për KP, shefi i kabinetit të ministrit të MPJ-së, Bashmir Xhemaj, ka bërë të ditur se nga momenti i sulmit, ambasada franceze ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze të sigurisë, por sipas tij, numri i viktimave është i madh dhe ende ka pak informacione për sulmin, motivet dhe përkatësinë e viktimave.

Ambasada e Kosovës s’jep informacione për ngjarjen tragjike që ndodhi në Francë!

Ambasada e Kosovës në Francë nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në Nicë, ku humbjen jetën së paku 84 persona civil.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar Ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin, për ta pyetur në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, por ai ka refuzuar të flas me arsyetimin se nuk është kompetent për këtë çështje.

Ju lutem kontaktojeni Ministrinë e Punëve të Jashtme për këtë çështje, ata mund të flasin më shumë”, tha Gashi, raporton gazetablic.com

Ndërkohë “Gazeta Blic” përmes linjes telefonike ka kontaktuar edhe “MPJ”, mirëpo këta nuk janë përgjigjur as pas dhejtra thirrjeve.

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Francë, Ambasada e Kosovës ka vënë në dispozicion edhe një numër të telefonit, nga ku shtetasit kosovar kanë mundësi të lajmërohen nëse kanë rastisur në rajonin e Nicës në kohën e sulmit terrorist.

Ngjarja tragjike në Nicë, numri i telefonit emergjent i Ambasadës: +33 (0) 6 03 33 03 18

Lidhur me ngjarjen tragjike në Nicë, shtetasit e Kosovës mund ta kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Paris në numër të telefonit emergjent: +33 (0) 6 03 33 03 18.

Lidhur me ngjarjen tragjike në Nicë, shtetasit e Kosovës mund ta kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Paris në numër të telefonit emergjent: +33 (0) 6 03 33 03 18.

Ambasada e Kosovës në Paris fton të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët kanë rastisur në rajonin e Nicës në kohën e sulmit terrorist, t’iu lajmërohen familjareve të tyre për t’i informuar se janë shendosh e mirë.

 

Kurse Ambasada e Shqipërisë në Paris ka bërë të ditur se nuk ka shqiptarë në mesin e viktimave në Nicë të Francës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Francë, duke shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për popullin dhe autoritetet franceze, raporton gazetablic.com

Në një njoftim për media, kanë njoftuar se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë që mund të jenë të përfshirë në këtë situatë krize.

Sulmi terrorist, i cili ka ndodhur mbrëmë ka lënë të vdekur së paku 84 persona, ndërsa të plagosur dhjetëra të tjerë.

(Gazeta Blic)