Policitë e Shqipërisë e Kosovës, vijojnë koordinimin gjatë sezonit turistik

0
82

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Inspektoriati i Policisë së Kosovës, kanë kryer për disa javë inspektime me qëllim vlerësimin e efikasitetit të patrullimeve të përbashkëta përgjatë vijës kufitare.

Pas konstatimeve pozitive është rënë dakord që agjencitë ligjzbatuse të vijojnë të bashkëpunojnë në këtë drejtim për t’i ofruar qytetarëve të dy vendeve shërbime cilësore, sidomos në pikën kufitare të Morinës, ku në sezonin e verës në një ditë kalojnë rreth 100 mijë shtetas.

Raporti për memorandumin e bashkëpunimit u firmos nga drejtuesit e institucioneve përkatëse. /Top Channel/