Taraabt në Munchen për transferimin te skuadra gjermane

0
94
Ish anësori i Tottenhamit, Fulhamit, QPRs dhe Milanit, Adel Taraabt është shumë afër nënshkrimit me klubin gjerman 1860 Munchen në ligën e dytë gjermane.
27 vjeëari është pjesë e klubit portugez, Benfica por nuk po arrinë asesi të futet në ekipin e parë. Lojtari që nga transferimi në kryeqyetin portugez ka luajtur vetëm për të rinjët e Benficas.
Marokeni ka pësuar një rënie drastike të formës që nga largimi nga Milani, kjo tregon edhe vlera e tij në tregun e transferimeve ku në vitin 2014 ishte 10 milionë euro kurse tani Taraabt kushton 1.5 milionë euro.
Aventura e re e Taraabt pritet të jetë në Bundesliga 2 me 1860 Munchen pasi edhe është rënë dakord me kërkesat e klubit. /Sportali.net 
Action Coin