Si ta ruani mëlçinë tuaj?

0
733

Mëlçia është laboratoria më e madhe e trupit të njeriut e cila gjendet në hapësirën e barkut, poshtë harkut të brinjës së djathtë, e mbrojtur nga strukturat skeletore muskulore.

Ajo furnizohet me gjak nga dy burime, nga gjaku arterial dhe nga qarkullimi portal, nëpërmjet të cilit gjaku i zorrës së pasur me të gjithë përbërësit e mirë dhe të këqinj të cilët i kemi marrë nëpërmjet ushqimit përpunohet në mëlçi.

Sipas dr. Vladimir Avramovski, kirurg digjestiv në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ mëlçia është e domosdoshme për tretjen e ushqimit dhe për shkakrkimin e toksinave nga organizmi.

Sëmundjet e mëlçisë

Sëmundjet e mëlçisë mund të jenë të trashëguara ose të shkaktuar nga faktorë të tjerë të ndryshëm të cilët e dëmtojnë atë, siç janë viruset dhe alkooli.  Gjithashtu, obeziteti (shtimi në peshë) është i lidhur me dëmtimin e mëlçisë. Me kalimin e kohës, rezultatet e dëmtimit të mëlçisë mund të shkaktojnë gjendje kërcënuese për jetën.

Simptomat të cilat tregojnë se keni problem me mëlçinë janë:

·         Shfaqja e ngjyrës së verdhë në lëkurë dhe në sy

·         Dhimbje barku dhe ënjtje

·         Ënjtje të këmbëve dhe të kyçeve të këmbëve

·         Kruajtje në lëkurë dhe urinë me ngjyrë të errët

·         Jashtëqitje me ngjyrë të zbehtë ose me gjakderdhje

·         Lodhje kronike, humbje të oreksit, të përziera dhe të vjella

Shkaqet

Sëmundjet e mëlçisë mund të shfaqen për shkak të shumë faktorëve, ndër të cilët edhe:

Infeksioni –  parazitët dhe viruset mund të shkaktojnë inflamacion të mëlçisë dhe ta reduktojnë funksionin e saj. Viruset të cilët e dëmtojnë mëlçinë, mund të transmetohen nëpërmjet gjakut, marrëdhënieve seksuale, ushqimit  apo ujit të kontaminuar dhe kontaktit të afërt me persona të cilët janë të infektuar. Infeksionet më të shpeshta janë hepatiti A, B dhe C.

Sëmundjet autoimune – Sëmundjet ku sistemi imunitar sulmon pjesë të caktuara të trupit mund të ndikojnë në mëlçi. Shembull për sëmundjet autoimune të cilat mund ta dëmtojnë mëlçinë janë: hepatiti autoimun, cerozë primare bliare (në tëmth), kolangiti  primar i sklerozuar.

Kanceri – Disa lloje të kancerit mund të shfaqen në mëlçi. Lloji më i zakonshëm i kancerit në mëlçi është kanceri hepatocelular, i cili shfaqet tek qelizat e mëlçisë (hepatocitet).

Lexo edhe:  Alergjia dhe shtatzënia

Kanceri metastatik – Mëlçia është organi  në të cilin përhapen më shpesh  tumoret malinje të zorrës së trashë dhe rektumit, si dhe kancere të cilat shfaqen nga organe të tjera.  Rreth 25 % e pacientëve me kancer në zorrën e trashë, në momentin e zbulimit të sëmundjes kanë metastaza në mëlçi, ndërsa 25% i pjesës tjetër të pacientëve  do të kenë metastaza në mëlçi pas 3 (tre) viteve të ardhshme. Ndryshe nga metastazat e tumoreve të tjera gastrointestinale, origjina e të cilëve rrjedh nga zorra e trashë, shfaqen si ndryshime të vetme ose si një numër ndryshimesh të cilat mënjanohen në mënyrë kirurgjike.  Për fat të keq, vetëm 20-30% e pacientëve me ndryshime metastatike mund të trajtohen me intervenim kirurgjik.

Të tjera – Mëlçia dëmtohet edhe nga pirja e vazhdueshme e alkoolit, dhe akumulimi i yndyrës në mëlçi.

Diagnoza

Përcaktimi i diagnozës dhe i shkallës së dëmtimit të mëlçisë është tepër i rëndësishëm për kryerjen e trajtimit të duhur. Procedurat më të zakonshme diagnostike janë testet laboratorike të cilat e përcaktojnë funksionin e mëlçisë, gjithashtu rekomandohet kryerja e tomografisë kompjuterike, rezonancës magnetike apo ekoja e barkut me anë të të cilit mund të diagnostikohen dëmtimet e mëlçisë. Për diagnostikimin e sëmundjeve rfekomandohet edhe biopsia (mbjellja), ku me anë të një gjilpëre të hollë merret mostër nga indi i mëlçisë, i cili më pas analizohet në laboratori.

Si ta ruani mëlçinë?

Konsumoni alkool në masë të kontrolluar, përdorni mbrojtje gjatë marrëdhënies seksuale. Nëse dëshironi të bëni tatuazh apo të vendosni pircing, përzgjidhni një sallon për të cilin jeni të sigurt se higjena dhe siguria janë në një nivel të lartë. Bëni kujdes me pirjen e ilaçeve. Pini ilaçe të lëshuara nga doktori. Mos i përzieni ilaçet me alkoolin. Nëse doni të merrni ilaçe bimore dhe ti përzieni ato me terapinë tuaj të rregullt, konsultohuni me doktorin tuaj. Mbroni lëkurën tuaj. Gjatë përdorimit të insekticideve dhe substancave të tjera toksike, përdorni gjithmonë doreza, mëngë të gjata dhe maskë. Ruani një peshë të shëndetshme trupore. Mbipesha mund të shkaktojë sëmundje të caktuara në mëlçi.