Dëshironi flokë të shëndetshme? Përdorni këto ushqime (FOTO)

0
149

Dëshira për të arritur bukurinë e përjetshme është ndër më të shpeshtat dhe pranishmet tek qeniet njerëzore.

Ndër pjesët më kryesore që vënë në pah bukurinë, janë edhe flokët, e të cilat shpeshherë janë të vështira për t’u mirëmbajtur, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, shkenca thotë se ekzistojnë disa ushqime të cilat ndihmojnë rritjen e shpejtë dhe të shëndetshme të flokëve.

Ushqimet e pasura me Omega 3:

Arrat, salmoni, tuna, farat e lirit etj.

Ushqimet e pasura me zink:

Ndihmojnë në rregullimin e testëronit dhe niveleve tjera të hormoneve në trup, mirëmban prodhimin e gjëndrave vajore në skalp, ndihmojnë në rritjen e flokëve, si dhe i mban flokët dhe skalpin të shëndetshëm. Ushqimet e pasura me zink janë: Viçi, mëlçia e viçit, rosto viçi, embrion gruri etj.

Ushqimet e pasura me proteinë:

Jogurti grek, të verdhët e vezës, arrat, pjeshkat, pulat, gjeldeti etj.

Ushqimet e pasura me hekur:

Spinaqi, mishi i kuq, gjeldeti, të verdhët e vezës etj.

Ushqimet e pasura me magnez:

Bajamet, spinaqi, orizi etj.