Bahtiri: Mos dilni në protesta të cilat nuk dihet se kush i ka organizuar (VIDEO)

0
224

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ju ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Mitrovicës që të mos marrin pjesë në protesta që nuk dihet se kush i ka organizuar, transmeton Ditori

Bahtiri këtë thirrje e bëri përmes një konference të jashtëzakonshme që pati sot për media

“Nëpër rrjete sociale është bërë thirrje për një protestë, të paralajmëruar nesër nga ora 16:00, dhe duke parë situatën e tanishme e cila ekziston në Mitrovicë mua më është dashur ta thërras këtë konferencë dhe t’i ftoj gjithë qytetarët e Mitrovicës por dhe gjithë Kosovës që mos të marrin pjesë në këtë protestë të cilën nuk e dimë se kush e ka organizuar” tha Bahtiri

Ndryshe, për nesër nga ora 16:00, përmes rrjeteve sociale, është paralajmëruar protestë te Ura e Ibrit për të kundërshtuar vendosjen e bustit të Car Llazarit. /Ditori