Sanchez zëvendëson Moratan te Juventusi

0
44

Mauro Camoranesi mendon se Alexis Sanchez do të ishte zëvendësuesi ideal për Alvaro Moratan te Juventusi

Javën e kaluar, Real Madrid vendosi që ta rikthejë në ‘Santiago Bernabeu’ Alvaro Moratan, i cili iu bashkua kampionëve të Serie A në vitin 2014.

Legjenda e Juventusit, Mauro Camoranesi, i cili ka bërë 280 paraqitje për klubin italian, beson se kiliani do të ishte shumë i suksesshëm te ‘Zonja e Vjetër’.

“Kam dëgjuar se Sanchez mund ta zëvendësojë Moratan. Ai e njeh shumë mirë futbollin italian”, ka deklaruar Camoranesi.

“Sanchez është lojtar krejtësisht tjetër nga Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala, dhe për këtë mund të krijohet një treshe sulmuese e frikshme”, shtoi Camoranesi. /Express/