Përleshje brutale në një tubim të neo-nazistëve, u përdorën edhe thika (Video,+18)

0
336

Të paktën dhjetë njerëz u plagosën, duke përfshirë dy rëndë, në kryeqytetin e Kalifornisë, Sacramento, të dielën, kur anëtarët e një grupi neo-nazist u përleshën me protestuesit anti-fashistë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nëntë burrat dhe një grua ishin të moshës ndërmjet 19 dhe 58 vjeç dhe shumica prej tyre kishin plagë të marra nga sulmi me thikë.

Përveçse thuhet se njëri nga të plagosurit kishte refuzuar të shkonte në spital, nuk është bërë e ditur se është bërë e ditur se sa prej tyre kanë qëndruar në spital.

Partia e Punëtorëve Tradicionalë, të cilën lideri i tyre e përshkruan si një grup “i të bardhëve nacionalistë” kishte leje për të miting në mesditë, ndërsa grupi tjetër kishte ardhur për të penguar mbajtjen e mitingut.

“Ata (kundër-protestuesit) u paraqiten pak para fillimit të mitingut, një grup prej 300 vetave apo më shumë”, kanë thënë autoritetet.

https://www.youtube.com/watch?v=4-nLBQWjGjM