E jashtëzakonshme, ky grup me famë botërore pëlqen këngën e re të 2Po2 (VIDEO)

0
190

Reperi 2Po2 lansoi së fundmi projektin e ri “Çka ka ftyra jem” i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Projekti arriti për 24 orë mbi 200 mijë klikime dhe u prit me komente pozitive.

Dhe, duket se revolta drejtuar festivaleve që nuk vlerësojnë si duhet artistët, i ka pëlqyer një grupi të huaj.

Telegrafi ka siguruar një foto në llogarinë zyrtare të produksionit Entermedia, e cila e shfaqë grupin The Chainsmokers duke komplimentuar reperin.

The Chainsmokers janë prej grupeve më të njohura në botë.

Videoklipet e tyre më të njohura janë “Roses” me 145 milionë klikime, “Don’t Let me Down” me 100 milionë klikime”.

Për 2Po2 ky është një vlerësim mjaft i madh për projektin, i cili e solli atë fuqishëm.

Së fundmi në një intervistë për Telegrafin vet reperi konfirmoi se ai do të sjellë së shpejti bashkëpunimin me Unikkatilin në kaudër të albumit të tij të ri “2020”. /Telegrafi/
2po2vlersim