Sadiq Khan, mesazh evropianëve: Në Londër jeni të mirëpritur

0
71

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, pas fitores së “leave” në referendumin për qëndrimin në BE, u ka drejtuar një mesazh evropianëve që jetojnë në qytetin e tij.

“Dua t’i dërgoj një mesazh të qartë çdo rezidenti evropian që jeton në Londër, këtu jeni të mirëpritur. Si qytet ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht referendumit”, ka thënë Khan në Facebook.

Rreth 1 milion evropianë jetojnë e punojnë në Londër dhe në vlerësimin e kryebashkiakut të ri, ata i sjellin përfitime të shumta metropolit me punën e tyre, duke paguar taksat, duke kontribuar në sektorin publik dhe në jetën kulturore.

“Tani të gjithë ne kemi një përgjegjësi, të përpiqemi të ripërtërijmë përçarjet që kanë dalë gjatë kësaj fushate dhe të fokusohemi në atë që na bashkon e jo në atë që na ndan”, ka thënë Khan.

Fraza “të ripërtërijmë përçarjet” nuk mund të mungonte në përgjigjen që Khan i ka dhënë paraardhësit të tij Boris Johnson, të cilin para referendumit e akuzoi se po përhapte një “fushatë urrejtjeje”, transmeton tch.

Fjalë këto që ranë në vesh të shurdhët kur u thanë, por që oshëtinë fort pas vrasjes së deputetes laburiste pro-evropiane, Jo Cox.

Action Coin