Dorëheqja e Cameron – këto ishin fjalët e tij

0
72

Kryeministri në dorëheqje i Britanisë së Madhe, David Cameron ka dhënë reagimin e tij të parë zyrtar ndaj lajmit se Britania e Madhe ka votuar për tu larguar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri tha se do të japë dorëheqjen nga roli i tij dhe një udhëheqës të ri në Mbretërinë e Bashkuar do të emërohet deri në tetor të këtij viti, përcjell Telegrafi.

Ai tha se “e donte këtë vend”, dhe të atyre që kishin votuar për qëndrim në BE, u tha se duhet të punojnë me pjesën tjetër të popullsisë për të siguruar tranzicion të qetë.

“Mirëmëngjesi të gjithëve, vendi ka marrë pjesë në ‘detyrë gjigante demokratike’, ndoshta më i madhja në historinë tonë”, ka thënë Cameron, me gruan e tij, Samantha Cameron afër tij.

“Mbi 33 milionë njerëz nga Anglia, Skocia, Uellsi, Irlanda Veriore dhe Gjibraltari kanë dhënë të gjithë fjalën e tyre”.

“Ne duhet të jemi krenarë për faktin se në këto ishuj ne u besojmë njerëzve për vendimet e mëdha”.

Pastaj, Cameron ka shpallur rezultatin – një vendim për t’i dhënë fund një marrëdhënie 43-vjeçare me Bashkimin Evropian.

52 për qind e votuesve i kanë thënë PO largimit nga BE-ja.

“Populli britanikë kanë votuar për të lënë Bashkimin Evropian dhe vullneti i tyre duhet të respektohet”, tha Cameron, transmeton Telegrafi.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në fushatë, në anën time të argumenteve, duke përfshirë të gjithë ata që lan mënjanë dallimet partiake për të folur në atë që ata besojnë se është interes kombëtar dhe më lejoni të përgëzoj të gjithë ata që morën pjesë në fushatën për Largim”.

“Vullneti i popullit britanik është një udhëzim që duhet të çohet përpara. Ky nuk ishte një vendim që është marrë lehtë, për shkak se aq shumë gjëra janë thënë nga organizata aq shumë të ndryshme”.