Conte e Mourinho po ”flejnë”, Guardiola trajneri më aktiv në merkato

0
72
Me ardhjen e Guardiola-s në pankinën e klubit anglezManchester City, do të ndryshohet edhe filozofia e transferimeve.

Guardiola si gjithmonë është i interesuar në lojtarë të rinj, dhe këtë ka treguar edhe tani ku ka shfaqur interes në mbrojtës John Stones, dhe mesfushorin ofanziv Leroy Sane.

Stones vie si opsion i dytë pasi City ishte afër transferimit të mbrojtësit francez Aymeric Laporte nga Athletic Bilbao po ky i fundit rinovoj kontratën e tij me klubin bask.

Por edhe opsioni i dytë mund të dështojë pasi me ardhjen e trajnerin holandez Ronald Koeman në klubin e Evertonit, kanë ndryshuar gjërat. Dhe thuhet se ish trajneri i Southamptonit nuk do të lejojë shitjen e talentit anglez.

Sane është caku i klubit anglez për këtë verë. Por duke parë interesimin e shumë klubeve europiane, është shumë e vështirë të transferohet te City./Sportali.net