Trump ‘sulmon’ përsëri Hillary Clinton-in

0
271

Kandidati Republikan, Donald Trump e ka quajtur Hillary Clinton-in si kandidaten më të korruptuar në historinë e SHBA-ve.

Z. Trump ka thënë se rivalja e tij nga Shtëpia e Bardhë ishte një “Gjënjeshtare e klasit botërorë”  e cila kishte “përsosur politikat e përfitimeve” përderisa ajo ishte sekretare e shtetit.

“Ajo pasurohet duke ju bërë juve të varfër” – tha ai në një fjalim të hapur në New York, ku e ka llogaritur atë si një forcë destabilizuese në Lindjen e Mesme, raporton BBC, transmeton GazetaBlic.com

Zëdhënësi i zonjës Clinton, ka thënë se fjalimi i Trump, ishte një “gënjeshtër hipokrite”.

“Ekonomistët në të majtë, të djathtë dhe ata të qendrës pajtohen se politikat e tij të rrezikshme ekonomike do të na kthejnë përsëri në recension” – ka thënë ai.

Trump e ka sulmuar Hillaryn edhe më parë me të gjitha forcat, duke thënë se “Ajo nuk e ka temperamentin apo gjykimin për të qenë një Presidente” dhe se ajo “Refuzon të pranojë kërcënimin nga Terrorizmi Radikal Islamik”

Ai ka thënë se ajo do që ti lejoj myslimanët brenda shtetit që t’i “skllavëroj gratë” dhe “të vë para vdekjes homoseksualët”. / © BBC