Zyrtare: Tite trajner i Brazilit

0
338
Kombëtarja e Brazilit është bërë me trajner të ri pas shkarkimit të trajnerit Carlos Dunga.

Tite është trajneri i ri i Brazilit që do të marrë përsipër Kombëtaren latine pas Lojërave Olimpike verore që do të zhvillohen në Rio.

Tite është tashmë ish trajner i Corinthians-it dhe ka përvojë të madhe sai përket futbollit brazilian.

55 vjeçari pritet të rregullojë rënditjen e Brazilit në ranglistën botërorë pasi kjo e fundit renditet në vendin e 7-të. Ai gjithashtu do të provoj të ketë sukses në Copa America nga edicioni i ardhshëm aty ku shumë paraardhës të tij kanë dështuar./Sportali.net